Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kaçanikasve Abdixhiku u premtoi energji me gaz, infrastrukturë rrugore e kyçje në autostradë

Në Kaçanik e Han të Elezit, kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, zhvilloi ditën e dytë të fushatës. Banorëve të Kaçanikut  u premtoi investime në rrugë, kyçje në autostradë e përfitime nga centrali me gaz që qeverisja e tij synon ta ndërtojë në qytetin fqinj, Ferizaj. Abdixhiku prezantoi edhe planet për shkollimin e nxënësve.

Kapelat, pankartat e flamujt u bënë gati në Kaçanik për të mirëpritur kandidatin e Lidhjes Demokratike për kryeministër, Lumir Abdixhikun.

Një rend i gjatë aktivistësh e simpatizantësh mirëpritnin mysafirët, kandidatët për deputetë e edhe atë për kryeministër.

I shoqëruar nga pretendenti për deputet i kësaj komune, Korab Krasniqi, Abdixhiku hyri në shtëpinë e Kulturës me duartrokitje nga masa.

Kaçaniku ku u shënua hapi i parë institucional, Abdixhiku tha se do të jetë edhe vendi ku do të nisë ringritja e LDK-së.

Derisa ua prezantoi programin, ua dha një gjysmë premtimi kaçanikasve.

Edhe Abdixhiku premton objekte për operë e balet, teatër të ri e muze të paqes Zgjedhjet 2026 Abdixhiku premton objekte për operë e balet, teatër të ri e muze të paqes

“Do të investojmë mbi 1 miliard euro në infrastrukturë rrugore nga unaza e kryeqytetit në Prishtinë te përfundimi i të gjitha rrugëve rajonale, magjistrale e autostradave dhe do të rishikojmë mundësinë e kyçjes së Kaçanikut në autostradën e tanishme këtu, e meritoni për besë, e meritoni si qytet”, ka thënë Abdixhiku.

Tek foli për problemet e Kosovës me energjinë elektrike, Abdixhiku u tha se me qeverisjen e LDK-së, rryma më nuk do të jetë problem.

“Në Kosovën ku nuk ka rrymë sepse pushteti tallet duke na thënë se kemi zhvillim ekonomik, në këtë Kosovë do të ndërtojmë centralin e ri me gaz 500 megavat. Investim me gaz amerikan. Dhe, ky gaz amerikan nga Shkupi do të kalojë në Han të Elezit, në Kaçanik, Ferizaj e tutje. Do të jetë investim rekord edhe për qytetin tuaj edhe për të ardhmen e familjeve tuaja”, u shpreh ai.

Abdixhiku prezantoi edhe planet për shkollimin e nxënësve.

“Për të gjithë fëmijët tanë të Kosovës ata që qëndrojnë sot 4 orë në shkollë, LDK do të sigurojë mësim gjithditor, ushqime të ngrohta, klasa moderne, tabela digjitale e mësimnxënie moderne, ashtu siç kemi bërë në kryeqytet me LDK-në, do të bëjmë në 5 komuna fillimisht e më pas në krejt Kosovën”, ka shtuar tutje ai.

Edhe Abdixhiku premton paga më të larta, pensione 300 euro dhe moratorium për rrymën Zgjedhjet 2026 Abdixhiku premton paga më të larta, pensione 300 euro dhe moratorium për rrymën

Kandidati i LDK-së për kryeministër tha se vota e kaçanikasve do ta nxjerrë Kosovën nga udhëkryqi politik.

Kjo parti gjatë ditës ka vazhduar me tubime elektorale edhe në Han të Elezit e fshatin Gadime.