Kampioni i Italisë, Juventusi ka siguruar shërbimet e sulmuesit nga Argjentina, 16-vjeçarit Matias Soule.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga sajti italian "Calciomercato".
Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën Velez Sarsfield dhe Soule do t'i bashkohet ekipit italian gjatë afatit kalimtar të janarit.
Soule është pjesë e Përfaqësueses U-16 të Argjentinës dhe tashmë është futur në ekipin e parë të Velezit.
Ai po vlerësohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit në Argjentinë. Për kartonin e tij, Juventusi ka mposhtur konkurrencën e shumë skuadrave të Evropës.