Futbollisti i Juventusit i huazuar te Frosinone, Matias Soule, ka shënuar një prej golave më të veçantë të ndeshjeve miqësore të këtij muaji.
Ai realizoi një gol për Argjentinën U23, që fitoi me rezultatin 4:2 ndaj Meksikës në Mazatlan.
20-vjeçari pranoi top nga krahu i djathtë dhe shënoi gol shumë të bukur.
Soule po kalon formë të mirë në Serie A në edicionin aktual.
Ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar dy asistime në 27 paraqitje në ligë, në kampanjën aktuale.
Për Soulen interesim kanë shprehur disa klube të Premier Leagues angleze, përfshirë Neëcastlen dhe Aston Villan.
VIDEO:
el segundo de Argentina U23, lo hizo Matías Soulé pic.twitter.com/2gQHhBmqqJ
— Argentina Gol ? (@BocaJrsGolArg) March 23, 2024
Artikuj të ngjashëm