Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka shprehur mbështetje të plotë për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si kusht për sigurimin e paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe për hapjen e perspektivës për anëtarësim në BE.
Kështu thuhet në një komunikatë për media të Presidencës, ku theksohet se presidenti Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e KE-së, Juncker.
Ata thuhet të kenë biseduar për procesin e liberalizimit të vizave, perspektivën evropiane të Kosovës dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi ka theksuar se lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës duhet të vijë shpejtë dhe t’i jepet fund izolimit të Kosovës.
-
Juncker: Pa zgjidhjen e mosmarrëveshjes, as Kosova e as Serbia s’kanë vend në BE
-
Kronikë e KTV-së për qëndrimin e zyrtarëve të BE-së në Kosovë
-
Juncker e quan të padrejtë se vetëm kosovarët nuk mund të lëvizin nëpër Evropë
-
Juncker: Serbia duhet ta zgjidhë mosmarrëveshjen me Kosovën para se të hyjë në BE
-
Juncker pritet të vizitojë Kosovën