Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi, ka hedhur akuza kundër Qeverisë Kurti për çështjen e subvencioneve në bujqësi për vitin 2024.
Në emisionin “Zgjedhjet në KOHË” të mërkurën, Latifi ka thënë se Qeveria nuk e ka pasur prioritet buxhetin, ndërsa ka shtuar se as dëmet për vitin 2023 nuk i ka paguar.
“Jeni hajna. A i ka dhënë subvencionet për vitin 2024? Ende nuk i ka dhënë. Pas 10 muaj aplikimi ende nuk i ka dhënë dhe këta janë manipulues të hapur që gënjejnë gjithë ditën dhe ende s’i kanë dhënë të gjitha subvencionet. Pyetja tjetër është pse nuk janë paguar dëmet për vitin 2023? Këta (Qeveria) kanë teknika vetëm me pengu, jo me ndihmu. Jeni hajna të mëdhenj. Pas 10 muajsh mos me i përfundu subvencionet vetëm te ju ka ndodhur, janë vonuar edhe përpara. Me hapë thirrje për grante më 27 dhjetor të vitit 2024, çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ju 24 milionë nuk i keni shfrytëzuar. Ju nuk e investoni buxhetin për bujqësi, ju nuk e keni prioritet bujqësinë, ju i keni dëmtuar fermerët”, ka thënë Latifi.
-
Latifi: S’është e ndershme që buxheti i Komunës të kthehet në lojë fushate
-
Latifi për vërshimet në Rahovec: Nga viti 2022 s’jemi kompensuar për asnjë dëm
-
Latifi: Kontratat kolektive rëndojnë gjendjen, Qeveria tërhoqi mbi 70% të buxhetit për investime kapitale
-
Tahiri: E shoh një rrezik të madh për Kosovën këtë logjikë autoritare të partisë në pushtet
-
Mustafa: Kjo qeveri ka abuzuar me termin “barazi”