Dëshmitari John Duncan duke iu referuar një videoje të një takimi që ishte mbajtur në mes komandantëve të zonave dhe persona të tjerë nga UÇK-ja ku zhvilloheshin negociatat për Marrëveshjen e Demilitarizimit, tha se Kadri Veselin ishte një person me funksion të lart në zbulim.
“Me sa më kujtohet mua, është një person me funksion të lartë dhe në funksionin policor dhe të zbulimit”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ai tha se nuk e thotë dot se si e di këtë gjë për Kadri Veselin.
Prokurori Matt Halling pyeti dëshmitarin se a ka arsye për të kundërshtuar nëse i thuhet se ky person është Kadri Veseli. Duncan tha se nuk ka arsye për ta bërë një gjë të tillë.
Më pas, dëshmitarit iu prezantua një fotografi tjetër në të cilën shiheshin katër persona që për tre prej tyre tha se kanë qenë komandantë të zonave, duke përfshirë edhe Rrustem Mustafën-Remin.
Diplomati britanik përfundon dëshminë në Speciale
Dëshmitari John Duncan ka treguar në Hagë se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk kishte...-
Duncan: Krahu ushtarak kishte kontrollin dhe komandën në UÇK
-
Diplomati britanik përfundon dëshminë në Speciale
-
Krasniqi: Si komandant i Zbulim-Kundërzbulimit, nuk i raportoja Kadri Veselit
-
Dixon: Veseli mori pjesë vetëm në tri takime të Shtabit të Përgjithshëm
-
Dixon kundërshton pretendimin se komunikatat e UÇK-së mbështeteshin në informacione nga Veseli