Kontaktuar nga Koha.net, në Ministrinë e Arsimit theksojnë se nuk bëhet fjalë për vizitë 10 ditëshe të ministrit Shyqyri Bytyqi në Iowas të SHBA-së por për gjysmë më pak, ata thonë se ministri ka udhëtuar me 10 shkurt, ndërsa kthehet sot.
Vizitë dhjetëditëshe e ministrit Bytyqi në SHBA
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vazhduar edhe sot vizitën në Iowa të ShBA-ve, ku ka vizituar edhe tri institucione të arsimit: Johnston High School, Norwalk High School dhe Universitetin e Iowas Veriore, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Gjatë vizitës në Johnston High School, Bytyqi ka biseduar me udhëhqësit e shkollës për mundësitë e binjakëzimit të kësaj shkolle me shkollat e qytetit të Pejës në mënyrë që të hapet mundësia e shkëmbimit të stafit dhe të nxënësve. Kjo shkollë tashmë ka marrëveshje binjakëzimi me qytetin e Pejës.
Edhe në Norwalk High School, e cila është e binjakëzuar me qytetin e Vushtrrisë, Bytyqi ka biseduar me udhëheqësin Duanee Magee për mundësitë e bashkëpunimit dhe binjakëzimin e kësaj shkolle me shkollat e Vushtrrisë.
Bytyqi në Universitetin e Iowas Veriore, ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit me universitetet kosovare, ndërsa i ka falënderuar për raportin shumë pozitiv që e ka bërë për Kosovën ky Universitet, një ekip i të cilit ka qëndruar në Kosovë me në krye prof. Greg Hamot.
Edhe
MASHT-i thellon bashkëpunimin në arsim me shtetin e Iowas
Ministri Bytyqi me këto aktivitete i ka dhënë fund vizitës së tij në Iowa të ShBA-ve ku ka zhvilluar takime të rëndësishme me udhëheqës të lartë të shtetit dhe udhëheqës të universiteteve.
Ministri Bytyçi në SHBA është që nga 7 shkurti.