Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq ka deklaruar sonte se rezultatet e pushtetit në çështjen e Kosovës janë humbëse pasi ato kanë sjellë një nga një gjërat, nuk ka pasur negociata për asgjë e në vitin e ardhshëm ai (pushteti) do ta marrë për nënshkrim marrëveshjen për normalizim të gjithanshëm në të cilën do të gjendet paragrafi i cili Kosovës do t’ia mundësojë anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, transmeton Koha.net.
Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për qëndrimin detyrues që Serbia dhe Kosova nuk do ta pengojnë njëra –tjetrën në institucionet ndërkombëtare dhe kjo e shpie Kosovën drejtpërdrejt në ulëse të OKB-së.
Sipas fjalëve të Jeremiqit, përcjell FoNet, kjo është e para herë që në marrëdhëniet ndërkombëtare gjërat të implementohen derisa të mos bisedohet për të gjitha gjërat.
Jeremiq ka theksuar se ka njohuri që kryetari serb Aleksandar Vuçiq palës amerikane ia ka paraqitur idenë për ndarje të Kosovës, e cila doemos nuk është zgjidhja më e keqe,tha ai. porse këtë e ka bërë në mënyrë joprofesionale, pa përgatitje dhe në nivel joadekuat.
Vuk Jermiq, ish - ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë e kryetar njëvjeçar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB në vitin 2012, kishte deklaruar se Kosova vetëm përmbi trupin e tij të vdekur do të anëtarësohet në këtë organizatë.
-
Sipas Jeremiqit, Serbia ka rënë dakord që Kosova të pranohet në OKB
-
Më 4 nëntor referendumi në Serbi për Kosovën, parasheh Jeremiqi
-
Sipas Jeremiqit, një nënshkrim për Kosovën ndryshon gjithçka
-
“Marrëveshja ka vetëm një kuptim: Kosova me ulëse në OKB”
-
Jeremiq i bindur se Vuçiq brenda vitit do t’ia dorëzojë Kosovës ulësen në OKB