Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Marrëveshja ka vetëm një kuptim: Kosova me ulëse në OKB”

Marrëveshja gjithëpërfshirëse me shqiptarët ka vetëm një kuptim: Kosova bëhet me ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar ish – ministri serb i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiq, tash kryetar i Partisë Popullore në Serbi, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se partia që e udhëheq ai do të bëjë çdo gjë që kjo të mos ndodhë.

"Në marrëveshjen gjithëpërfshirëse asgjë tjetër nuk ka pos të drejtës që Kosova të bëhet anëtare e KB-së. E nëse e marrin ulësen, shqiptarët kurrë më nuk do të ulen në tryezë për temat esenciale siç janë pasuria dhe manastiret serbe", ka thënë Jeremqi për N1 lidhur me paralajmërimet e kryetarit serb Vuçiq “se duhet të ekzistojë një pajtim i gjerë dhe pajtueshmëri e vullnetit të shumicës së shoqërisë për marrëveshjen".

Jeremiq ka vlerësuar se ekziston interesi i Vuçiqit për t’ia dhënë ulësen Kosovës pasi me këtë ai do të fitojë edhe tri katër vjet për të sunduar në Serbi.