Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosjes Blerim Sallahu ka bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të dërgohet në Qeveri për miratim koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Sallahu ka shkruar në një postim në facebook se iniciativa e hartimit të këtij projektligji do ta pasurojë sistemin ligjor të konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme.
“Pas miratimit në Qeveri të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, do të themelohet grupi punues për hartimin e projektligjit i cili do të bazohet kryesisht në koncept dokumentin e tillë. Iniciativa e hartimit të këtij projektligji do ta pasurojë sistemin ligjor të konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme. Projektligji do të draftohet në bashkëpunim me të gjithë ata që shprehin interes në këtë fushë”, ka shkruar Sallahu.
-
Sallahu flet për hartimin e projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar
-
Shkon në Qeveri projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
-
Qeveria jep detaje si parashihet të bëhet konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme me ligjin e ri
-
Qeveria për herë të tretë miraton projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë
-
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë shtetërore për verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme