Java e ardhshme në Kosovë do të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme meteorologjike, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të hënën dhe të martën parashihen reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, që në disa zona mund të jenë më të theksuara.
Nga e mërkura, mëngjeset do të jenë më të ftohta dhe parashihet mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e hershme të ditës, kryesisht në ultësira.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes. Në përgjithësi, gjatë javës pritet mot tipik vjeshtor me periudha me diell, vranësira dhe reshje të përkohshme”, ka njoftuar IHMK.
Artikuj të ngjashëm
-
Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme
-
Moti gjatë javës së ardhshme i ndryshueshëm, të premten pritet shi me intensitet mesatar e deri të lartë
-
Ndryshim i motit gjatë javës së ardhshme, priten reshje shiu e bore
-
Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme
-
Java e ardhshme me kushte të ndryshueshme meteorologjike, në disa zona parashihet borë