Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar telegram urimi nga Kryeministri i Japonisë, Yoshihid Suga, i cili e ka uruar për detyrën.
Siç bëhet e ditur në një komunikate për media, në këtë telegram, kryeministri Suga ka thënë se Japonia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kosovën, e cila sipas tij luan rol kyç për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë.
“Kryeministri japonez ka theksuar në telegram se Japonia aktivisht kontribuon në zhvillimin e vendit tuaj dhe do të vazhdojë ta mbështesë reformat në Kosovës dhe përpjekjet në rrugën evropiane të Kosovës. Më tej Suga ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën ne fushën e politikës, biznesit, kulturës dhe sportit”, thuhet në njoftim.
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri japonez
-
Osmani kërkon mbështetje nga Japonia për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare
-
Osmani: Presim nga Japonia të na ndihmojë me njohje
-
Osmani falënderon Japoninë për mbështetjen në fushën e shëndetësisë
-
Erdogani uron Kosovën: Do ta vazhdojmë mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit