Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale

Lulëzon Jagxhiu

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, ka njoftuar për nisjen e projektit e-Kosova 2.0, për të cilin tha se do të sjellë qindra shërbime të reja elektronike dhe funksione të bazuara në inteligjencë artificiale.

Ai në një konferencë për media të mbajtur të hënën ka thënë se E-Kosova 2.0 do të përfshijë 400 shërbime të reja administrative.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne jemi në prag të fillimit dhe gjatë kësaj jave do të fillojë zyrtarisht edhe zbatimi i projektit e-Kosova 2.0. E-Kosova 2.0 do të përfshijë 400 shërbime të reja administrative, do të përfshijë funksionalitete të reja duke përfshirë edhe funksionalitetet që bazohen në inteligjencë artificiale, dhe platforma është e pasuruar me siguri të shtuar”, është shprehur Jagxhiu, raporton EO.

Sipas tij, në muajin qershor do të nisë edhe zhvillimi i platformës qeveritare që synon integrimin e sistemeve të administratës publike.

“Në fillim të muajit qershor fillon edhe zhvillimi i platformës qeveritare ... që mundëson avancimin e proceseve të brendshme të administratës publike në aspekt të menaxhimit të strategjive, planeve të veprimit dhe do të mundësojë integrimin e sistemeve të brendshme siç janë sistemi i financave, burimeve njerëzore, pagave, aseteve, si dhe legjislacionit. E krejt kjo me qëllim të avancimit të planifikimit, të mbikëqyrjes së ekzekutimit dhe të politikëbërjes së bazuar në të dhëna”, ka deklaruar Jagxhiu.