Italia ka thënë se qëndron krah Kosovës pas sulmit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Në një reagim pas ambasadave të Gjermanisë dhe Francës, edhe ajo e Italisë ka kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.
“Italia dënon sulmin në kanalin e ujit në Zubin-Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar shtëpitë. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të mbajtur përgjegjës ata që kryen këtë sulm të ulët”, ka thënë ambasada italiane.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca dënon sulmin në Zubin-Potok, përshëndet edhe qëndrimin e Serbisë
-
Vendet aleate i ofrojnë mbështetje Kosovës, pas përballjes me sulmin terrorist
-
Turqia: Jemi të gatshëm të ofrojmë çfarëdo ndihme që ka nevojë Kosova
-
Gjermania i kërkon Serbisë të bashkëpunojë me Kosovën për sulmin në “Ibër-Lepenc”
-
Kanali i Ibër-Lepencit me “rrjedhje të qëllimshme” edhe pas sanimit