Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-truproja i Sali Berishës dënohet me 21 vjet burgim për vrasjen e ish-deputetit të PD-së

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, është shpallur fajtor për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, raporton TopChannel.

Në vendimin e gjykatës, thuhet se Haxhia u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.Penal, dënimin e tij me 21 vite burgim”.

Ai do ta kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjykata thotë se atij, do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit të tij në arrest në burg, si dhe duke vuajtur dënimin.

Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë së PD-së në Tiranë, më 12 shtator 1998.

Edhe Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës Kronikë Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por më 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Që nga 2018-a Haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare, ndërsa seancat ndaj tij kanë qenë të panumërta.