Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se kodi penal i Kosovës i ka paraparë 11 vepra penale që ndodhin në fushën e votimit dhe se gama e këtyre veprave është zgjeruar sepse siç ka thënë janë ndërtuar vepra të reja penale.
Hasani duke folur për ankesat e partive nga komunitetet joshumicë në lidhje me manipulime të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit ka thënë se çdo manipulim me vota është i sanksionuar me kod penal por jo edhe votimi për subjektin apo kandidatin e caktuar.
“Kodi penal i ka paraparë 11 vepra penale që ndodhin në fushën e votimit dhe gama e këtyre veprave është zgjedhur sepse janë ndërtuar vepra të reja penale. Çdo mënyrë e manipulimit me vota është e sanksionuar me kod penal por jo si vepër penale apo e paligjshme që ti voton ose nuk voton për atë komunitet që e përfaqëson. Nuk janë përmbushur kushtet që dikush të ndiqet penalisht se ka votuar për një kandidat i cili mund të jetë i një komuniteti tjetër. Përderisa voton me vullnetin e lirë, atë të drejtë nuk mund ta mohojë askush.
Mirëpo, Hasani ka shtuar se kjo mund të krijojë precedentë që mund t’i kthehet në bumerang atij që e ka krijuar një formë të tillë të veprimit.
“S’ka dilemë që Lista Srpska e ka orkestruar dhe organizuar këtë mënyrë dhe ajo mund të kthehet në bumerang sepse munden edhe shqiptarët edhe të tjerët ta përdorin”, është shprehur ai.
-
109 të arrestuar nën dyshimin për manipulim me vota në Prizren
-
Iu hoqën rreth 3500 vota të rrejshme, Hasani: S’kam nevojë për vota të vjedhura
-
Ish-kryetari i Supremes: Defektet më të mëdha janë te përpilimi i vendimeve gjyqësore
-
Personat e dënuar në tri vitet e fundit nuk mund të kandidojnë as në zgjedhjet lokale
-
Pesë persona të ndaluar për vepra penale lidhur me zgjedhjet