Nasuf Bejta, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 64 dhe ishte përfaqësues i Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë, pritet të zërë vend në Kuvendin e Kosovës.
Bejta pritet të marrë postin e deputetit, duke e zëvendësuar Fitim Ukën, i cili pritet ta lirojë këtë post.
Bazuar në rezultatet e bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Nasuf Bejta, rezulton të ketë mbledhur 5.763 vota në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Përveç garës për deputet, Bejta kishte hyrë edhe në një garë tjetër vitin e kaluar si kundërkandidat i Vjosa Osmanit në garën për president të Republikës së Kosovës.
Në garë me Osmanin, Bejta nuk mori asnjë votë nga 82 deputetët që votuan në raundin e tretë, më 4 prill.
Deputeti i LVV-së, Fitim Uka, ka vendosur të dorëzojë postin e deputetit për të vazhduar me ligjërime në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Edhe
Nasuf Bejta do ta zë ulësen e Vasfije Krasniqit në Kuvend
Ky vendim është marrë nga Uka, pasi ligji nuk ia lejon të mbajë të dy postet publike, në Kuvend dhe UP.