Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nasuf Bejta do ta zë ulësen e Vasfije Krasniqit në Kuvend

Nasuf Bejta do ta zë vendin e Vasfije Krasniqit, që të mërkurën dha dorëheqjen nga posti i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Bejta i takon Listës “Guxo” dhe në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, i kishte mbledhur 5,763 vota.

Ai kishte shpallur kandidaturën për president, duke sfiduar simbolikisht Vjosa Osmanin, nismëtaren e iniciativës politike nga e cila ishte.

“Unë thjesht po kandidoj për ta ndihmuar procesin, në mënyrë që shteti të ketë institucione stabile. Ky stabilitet është i mundshëm vetëm kur ta përmbyllim procesin me zgjedhjen e presidentit të vendit”, kishte deklaruar Bejta, që vjen nga Komuna e Vushtrrisë.

 

Artikuj të ngjashëm