Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se policët serbë të dorëhequr mund të kthehen në punë me një vendim të Qeverisë. Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, për kthimin e tyre mund të diskutohet edhe në Bruksel.
Megjithatë, sipas Qalajt, drejtori i Policisë në veri dhe shefi i operacioneve, që morën mirënjohje nga Serbia, s’duhet të lejohen të punojnë sërish për institucionet e Kosovës.
“Nëntë deputet e Listës Serbe janë kthyer që kanë qenë në pritje. Ata që kanë dhënë dorëheqje nuk kanë mundësi të kthehen më. Sa u përket policëve unë mendoj që policët do të kthehen sepse ka hapësirë ligjore. Me një vendim të qeverisë dhe një marrëveshje në Bruksel që do të negociohet. Çështja e eprorëve është punë e kryer. Drejtori i Policisë në veri dhe shefi i operacioneve që kanë marrë mirënjohje nga presidenti i Serbisë nuk duhet lejuar të kthehen në institucione”, ka thënë Qalaj për “EkonomiaOnline”.
Ndërkaq vendimin e Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, Qalaj e ka konsideruar goditje të madhe për sistemin e drejtësisë. Ai po ashtu e ka quajtur filozof kryeministrin Albin Kurti, duke shtuar se është vështirë për ta kuptuar.
Serbët në veri të Kosovës u dorëhoqën në shenjë proteste kundër vendimit të Qeverisë për çështjen e targave ilegale, të lëshuara nga Serbia. Qeveria pati vendosur që fillimisht të nisë me qortime e më pas gjoba ndaj atyre që mbajnë targa të tilla, deri në një afat kur duhej të hiqeshin tërësisht. Pas dorëheqjes së serbëve, çështja u diskutua edhe në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. U arrit pajtim për targat.
-
Serbët “pishmanë” s’mund të rikthehen në Polici
-
Institucionet s’tregojnë si do të veprohet me të dorëhequrit, Kurti i përmend konkurset e reja
- Dioptria negative e BE-së
-
Haxhiu e Kurti duan largimin e gjyqtarëve serbë të dorëhequr
-
Kurti: Pjesëtarëve serbë kemi pasur të drejtë t’u themi mos shkoni, s’kemi të drejtë t’u themi kthehuni