Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, është dënuar me një vit e dy muaj burgim me kusht për akuzat se ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend dhe ka penguar në kryerjen e detyrave zyrtare kryetarin e Kuvendit dhe deputetët.
Çaushi u dënua me një vit burgim me kusht për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, kurse me 3 muaj burgim me kusht për veprën penale “pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”. Më pas, ndaj tij u shqiptua dënimi unik në kohëzgjatje prej 1 vit e 2 muaj burgim me kusht, në afat verifikimi prej 2 vitesh.
Të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, nga 9 gushti e deri më 8 shtator 2016.
Aktakuza ndaj tij qe ngritur më 2018. Çaushi akuzohej se kishte hedhur gaz lotsjellës në një mbledhje të Kuvendit./BetimipërDrejtësi
-
Ish-deputetit Çaushi i vërtetohet dënimi me 14 muaj burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend
-
Ministri në detyrë Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës
-
Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend
-
Kryeparlamentari Glauk Konjufca shpallet i pafajshëm lidhur me gazin lotsjellës
-
Katër ish-deputetë dënohen me nga 1 vit burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend