Kosova është investitori më i rëndësishëm në Shqipëri mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me 84 milionë euro, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 33 milionë euro dhe Serbia me 24 milionë euro.
Investimet nga Mali i Zi dhe nga Bosnja kanë vlera të papërfillshme, me gjithsej 3 milionë euro. Shifrat janë bërë publike nga Banka e Shqipërisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Mbështetur në të dhënat e BSH-së, në fund të muajit shtator investimet nga vendet e Ballkanit Perëndimor kishin vlerën e 144 milionë eurove.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo shumë përbën vetëm 1.7% të stokut të investimeve të huaja. Ndërkohë që ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 10,3 % të ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri.
Banka e Shqipërisë raporton se vlera e investimeve të huaja në Shqipëri në tre vjetët e fundit, përkatësisht deri në fund të shtatorit 2019 arriti në 8.3 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, totali i investimeve të huaja në Shqipëri është rritur me rreth 1 miliard euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)