Një grup i anëtarëve të Lidhjes së Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës në Kosovë, dega në Mitrovicë, kanë protestuar, duke shprehur pakënaqësitë e tyre.
Thonë se ndihen të diskriminuar nga institucionet për arsye të pensioneve të vogla që ata po marrin, raporton KTV.
Ata tregojnë se shteti është duke i diskriminuar, pasi që i ka kërkuar të zgjedhin vetëm njërin pension.
Kryetari i shoqatës, Ramadan Smakolli, thotë se kërkesa e tyre kryesore është që të trajtohen të barabartë, sikurse kategoritë e tjera të dala nga lufta.
Përndryshe, thonë se do të vazhdojnë të protestojnë edhe para qeverisë, për t’i kërkuar të drejtat e tyre.
Me këto halle, kjo kategori e viktimave po përballet tash e disa vjet, gjersa presin përmirësim kushtesh nga qeverisja aktuale.
-
Të plagosurit civilë nga minat kërkojnë përkrahje nga Kurti
-
Invalidët e luftës kritikojnë institucionet: Pesë pare s’i japin për ne
-
Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dekretohet Ligji për pagën minimale
-
Veteranët paralajmërojnë protestë, s’garantojnë nëse eskalon situata
-
Nis protesta e veteranëve para Qeverisë