Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Interesim i madh për vaksinim në sallën "1 Tetori"

Pas rritjeve te rasteve me Covid-19 në vendin tonë, është parë interesim i madh i qytetarëve për tu vaksinuar në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ilmi Vrajolli, i cili në orët e hershme të mëngjesit ka ardhur për të marrë dozën e dytë të vaksinës, tha se aspak nuk po kanë frikë nga përhapja e rasteve të reja e veçanërisht nga varianti Delta.

Vrajolli ju ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë jetën e tyre.

Ndërsa, Selim Rafuna tha se i ka marrë dy dozat e vaksinës e që nuk e ka munduar fare.

Ai tha se ka frikë nga përhapja e madhe nga Covid-19.

Edhe Fluks i madh në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë Arbëri Fluks i madh në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë

291 mijë e 645 është numri i qytetarëve kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas statistikave të institucioneve botërore të shëndetësisë, Kosova mund të arrijë shifrën prej 70% të popullatës së vaksinuar më shpejtë sesa vendet e rajonit, saktësisht për 121 ditët e ardhshme.