Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Institucionet fshij, qytetarët gjuaj!

Disa qytetarëve nuk u kanë bërë përshtypje ekskavatorët që institucionet kishin angazhuar për pastrimin e deponisë në fshatin Trudë të Prishtinës.

Në Ditën Botërore të Mjedisit, Komuna e Prishtinës bashkë me Ministrinë e Mjedisit nisën pastrimin e kësaj deponie. Megjithatë, siç shihet në fotografitë e fotoreporterit të KOHËS, Driton Paçarada, në të njëjtën kohë, jo larg nga vendi ku po bëhej pastrimi, një qytetar me kamion zbraz mbeturinat.

Siç ka njoftuar Komuna e Prishtinës në këtë hapësirë po punohet edhe në implementimin e projektit për revitalizim.

{gallery}

5 qershori para 45-vjetësh u caktua si Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për ta nxitur veprimin individual.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje ishte të nxiste aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar. Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.