Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

​Dita Botërore e Mjedisit

Me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për ta nxitur veprimin individual, 45 vjet më parë Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara caktoi Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit.

Në vitin 1972, 5 qershori u zgjodh si datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje ishte të nxiste aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.