Inspektorët komunalë të Shtimes në bashkëpunim me Policinë Hetuese të Kosovës këto ditë kanë zhvilluar një aksion të gjerë në disa fusha, shkruan sot “Koha Ditore”.
Një ndër aksionet e tyre ka rezultuar me mbylljen e dy lokaleve më të mëdha të lojërave të fatit në këtë qytezë për shkak të funksionimit të tyre pa leje dhe u janë konfiskuar të gjitha aparaturat elektronike.
Sipas zyrtarëve komunalë të Shtimes, aparaturat e këtyre kazinove nuk kanë figuruar si të regjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës, ndërkaq ndaj pronarëve të këtyre bizneseve janë ngritur procedura të rregullta gjyqësore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Mbyllen gjashtë kazino në Shtime
-
Mbyllen gjashtë biznese të lojërave të fatit në Ferizaj
-
Zhvillohen lojëra të fatit në Mitrovicë, policia konfiskon disa aparate
-
Policia mbyll në Skenderaj tri lokale të lojërave të fatit
-
Në Prizren e Skenderaj, bastisje e arrestime në lokalet ku po zhvilloheshin lojëra të fatit