Dublin, 2 nëntor - Një delegacion prej 10 zyrtarëve të IPK-së, përfshirë edhe kryeshefen e IPK-së, znj. Miradije Kelmendi, ndodhen për një vizitë studimore treditore në Republika e Irlandës, njofton IPK përmes një komunikate.
Kjo vizitë studimore institucioneve mbikëqyrëse policore në Dublin është duke u realizuar në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të njeriut te institucionet e zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Gjatë kësaj vizite delegacioni u prit nga kryesuesja e Agjencisë Mbikëqyrëse Policore - GSOC (Garda Siochana Ombudsman Commission) znj. Mary Ellen Ring, dhe përfaqësuesit e dy institucioneve tjera mbikëqyrëse – Garda Inspectorate (Inspektorati i Gardës ) dhe Policing Authority (Bord mbikqyrës policor).
Zyrtarët e IPK-së shkëmbyen përvojat e mira të agjencive mbikëqyrëse policore lidhur me hetimet e ankesave të qytetarëve ndaj sjelljeve të papërshtatshme të policisë, integritetin policor, fushën e inspektimeve, transparencës, llogaridhënies policore dhe të trajtimit të të drejtave të njeriut gjatë qëndrimit në qendrat e mbajtjes policore.
-
IPK pjesë e konferencës ndërkombëtare të antikorrupsionit
-
Komisioni konstaton keqmenaxhim në IPK, rekomandon shkarkimin e kryeshefes
-
Përfaqësues të IPK-së në konferencën profesionale të EPAC-ut
-
KPK-ja mëson nga Irlanda Veriore të përballet me krimin e organizuar
-
IPK shënoi përvjetorin e 12-të të themelimit