Kryeshefja e IPK-së Miradije Kelmendi me bashkëpunëtorë po merr pjesë në konferencën vjetore të radhës të EPAC-ut (European Partners Against Corruption – Partnerët Evropian Kundër Korrupsionit), dhe Asamblenë e Përgjithshme e cila po mbahet në Stokholm të Suedisë.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë nga IPK, në këtë konferencë po marrin pjesë 33 delegacione të institucioneve të mbikëqyrjes policore dhe agjencive kundër korrupsionit nga shtete evropiane, si dhe përfaqësues nga EUROPOL, OLAF dhe organizata tjera ndërkombëtare e rajonale.
“Në kuadër të punimeve në konferencë po diskutohen dhe trajtohen tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit, fuqizimin e integritetit të zyrtarëve dhe rolit të sinjalizuesve ne luftimin e korrupsionit. Në kuadër të agjendës së paraparë do të mbahen punëtori të ndryshme që në mes tjerash do të trajtojnë tema si konflikti i interesit dhe integritetit në fushën e policisë, sfidat dhe rreziqet e reja ne parandalimin dhe luftimin e korrupsionit etj”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë po zhvillojnë takime të ndara më shumicën e delegacioneve pjesëmarrëse nga shtetet e Evropës me qëllim të njohjes dhe shkëmbimit të praktikave të mira në forcimin e sundimit të ligjit.
-
Kuvendi i Kosovës për herë të parë përfaqësohet në Komitetin e Përhershëm të APKE-së
-
Mblidhen shefat e policive të kryeqyteteve evropiane, flasin për thellim të bashkëpunimit
-
Osmani takon përfaqësues të AKK dhe UNDP: Luftimi i krimit dhe korrupsionit krijon institucione të besueshme
-
Anti-korrupsioni bën kallëzime penale për rreth 50 raste
-
Kosova, edhe sivjet në agjendën e AP-së për anëtarësim në Interpol