Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaqi, të mërkurën ka bërë të ditur se ky organ që prej datës 21 korrik 2019 nuk ka pranuar përgjigje me shkrim nga ana e prokurorit të rastit lidhur me urdhrin dhe arsyen e ndërprerjes së punimeve për zbatimin e vendimit për rrënimin e pjesës pa leje të objektit “Abi Çarshia”.
Thaqi ka pohuar se që nga ajo ditë, Prokuroria ka mbajtur vetëm një konferencë për shtyp dhe se në këtë rast nuk është bërë publik vendimi me shkrim i organit të ndjekjes. Zyrtari i lartë komunal në të njëjtën kohë ka theksuar se presioni ndaj punonjësve të DI-së po vazhdon përmes Policisë së Krimeve Ekonomike me thirrjet e dërguara për intervistim/Fisnik Minci.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
© KOHA Ditore
-
Inspektorati kërkon zgjerimin e hetimeve për rastin “Abi Çarshia”
-
Gjykata me masë të përkohshme ndaj rrënimit në “Abi Çarshi” të Prizrenit
-
Gjykata e ndalon rrënimin në “Abi Çarshi”, nisin hetime kundër zyrtarëve komunalë
-
Nuk rrënohet njëra pjesë e “Abi Çarshisë”
-
Prokuroria fton Komunën të përmbahet nga rrënimi në “Abi Çarshi”