Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata e ndalon rrënimin në “Abi Çarshi”, nisin hetime kundër zyrtarëve komunalë

Kanë vazhduar polemikat mes institucioneve komunale në Prizren dhe atyre të sigurisë, për rrënimin e një pjese të objektit Abi Çarshia.

Aty u paralajmërua se Inspektorati i Komunës do ta vazhdonte rrënimin të enjten, por kjo gjë nuk ka ndodhur, raporton KTV.

Këtë herë, Gjykata Themelore ka lëshuar vendim për masë të përkohshme, që i ndalon çfarëdo intervenimi Komunës në këtë objekt.

Vendimin, gjykata e ka marrë bazuar në propozimin e kompanisë “ABI”, e cila ka kërkuar masë të përkohshme.

Madje, Prokuroria, ndaj 5 zyrtarëve komunalë në Prizren, përfshirë drejtorin Islam Thaçi, ka nisur hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Edhe Vendimi i MMPH-së ia ndalon Komunës së Prizrenit rrënimin e “Abi Çarshisë” Arbëri Vendimi i MMPH-së ia ndalon Komunës së Prizrenit rrënimin e “Abi Çarshisë”

Avokatët e kompanisë Abi Çarshia insistojnë se veprimet e Komunës janë të paligjshme dhe kërkojnë kompensim për dëmet e shkaktuara.

E, ata mohojnë se ndërhynë në ndonjë formë, në vendimet e institucioneve të drejtësisë.

Ditë më parë, në rrjete sociale u shfaqën fotografi të drejtorit të Policisë në Prizren me pronarët e kompanisë ABI.

Njëri prej tyre, Irfan Fusha, ka qenë kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës.

Por, Gjykata në Prizren kishte lëshuar dy vendime të ndryshme brenda pak ditësh. 

Vendimi i parë i gjykatës ia refuzoi “Abi Çarshisë” si të pabazuar, kërkesën për masë të përkohshme.

Por, një tjetër vendim i gjykatës së njëjtë e hodhi poshtë atë, duke ndaluar Komunën të vazhdojë me rrënimin.

Edhe Gjykata me masë të përkohshme ndaj rrënimit në “Abi Çarshi”  të Prizrenit Arbëri Gjykata me masë të përkohshme ndaj rrënimit në “Abi Çarshi” të Prizrenit

KTV-ja ka pyetur Gjykatën Themelore në Prizren si është e mundur që i njëjti institucion të nxjerrë dy vendime të kundërta brenda pak ditësh, por zyrtarë të saj janë arsyetuar duke thënë se vendimi i parë është nga Departamenti Civil e i dyti në favor të “Abi Çarshisë”, nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

Edhe të dielën, zyrtarë të Komunës kishin shkuar për ta vazhduar rrënimin, por ishin penguar nga Policia me arsyetimin se Prokuroria ka lëshuar vendim që ndalon veprimet e Komunës.