Drejtuesit e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, të hënën, i kanë bërë thirrje zyrtarëve të Komunës së Prizrenit që të përmbahen nga veprimet lidhur me rrënimin e tejkalimit në ndërtim në qendrën tregtare “Abi Çarshia”.
Sipas tyre, një vendim i marrë në vitin e shkuar nga MMPH-ja, sikurse edhe legjislacioni në fuqi, obligojnë organet komunale që fillimisht këtë çështje ta trajtojnë përmes Ligjit për ndërtimet pa leje, shkruan sot Koha Ditore.
Por zyrtarët e lartë të Ekzekutivit të Komunës së Prizrenit kanë kundërshtuar qasjen e Prokurorisë, duke theksuar se vendimmarrja e organeve të pushtetit lokal është e ligjshme dhe e drejtë.
“Ne jemi të vendosur ta zbatojmë vendimin e ligjshëm nga Drejtoria e Inspektorateve për rrënimin e objektit që nuk posedon leje në një të tretën e sipërfaqes”, ka thënë drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaqi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Prokuroria e Komuna përplasen për rrënimin në “Abi Çarshia”
-
Vendimi i MMPH-së ia ndalon Komunës së Prizrenit rrënimin e “Abi Çarshisë”
-
Gjykata me masë të përkohshme ndaj rrënimit në “Abi Çarshi” të Prizrenit
-
Gjykata e ndalon rrënimin në “Abi Çarshi”, nisin hetime kundër zyrtarëve komunalë
-
Nuk rrënohet njëra pjesë e “Abi Çarshisë”