Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata me masë të përkohshme ndaj rrënimit në “Abi Çarshi” të Prizrenit

Prizren, 26 korrik – Drejtoria e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, të enjten, nuk ka vazhduar aksionin për rrënimin e tejkalimit në ndërtim në qendrën tregtare “Abi Çarshia”.

Zyrtarët e këtij dikasteri kanë theksuar se 15 minuta para nisjes së ekzekutimit të aktvendimit për rrënim, kanë pranuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së përkohshme për sigurim, me të cilin i është ndaluar Komunës që të ndërmarrë veprime për rrënim në “Abi Çarshi”, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata Themelore e Prizrenit gjithashtu ka njoftuar mediet për caktimin e kësaj mase të përkohshme. Në anën tjetër, avokatët e “Abi Çarshisë” kanë shprehur mirënjohje për veprimin e organeve të drejtësisë dhe kanë përsëritur qëndrimin se veprimet e Komunës së Prizrenit lidhur me këtë çështje kanë qenë të ngutshme dhe kundërligjore.

Në mesditë, makineritë për rrënim kanë ndaluar afër “Abi Carshisë”. Por ato nuk janë vënë në veprim.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")