Inspektorati i Punës e ka refuzuar ankesën e ish-kryeshefit ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, Besim Baraliu, ushtruar kundër vendimit të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës.
Në dokumentin e siguruar nga KOHA, theksohet se ankesa është refuzuar si e pabazuar, dhe se Inspektorati nuk gjeti shkelje të procedurave të zhvilluara nga KRU “Hidroregjioni Jugor” në lidhje me vendimin për shkarkim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBaraliu ishte shkarkuar nga pozita e tij e kryeshefit ekzekutiv nga ana e bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje në fund të muajit prill. Sipas kryesuesit të bordit, Ylber Elshani, Baraliu ishte shkarkuar pasi në raportet e Auditorit në tri vitet e fundit janë gjetur shumë shkelje në menaxhimin e ndërmarrjes.
Më vonë, edhe ish-ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari, kishte deklaruar se gjendja në pasqyrat financiare ishte përkeqësuar nga viti në vit.
Inspektorati i Punës, thotë se bazuar në parimin se Ligji Special e abrogon Ligjin Gjeneral, bazuar në nenin 21 për zgjedhjen dhe emërimin e zyrtarëve në Ndërmarrje Publike, thuhet se “Zyrtarët e NP emërohet nga Bordi i Drejtorëve të NP. Zyrtarët shërbejnë për Bordin dhe Bordi mundet në çdo kohë dhe me shumicë votash, ta ndërpresë kontratën e tyre me ose pa deklarimin e arsyes.
{gallery}