Komuna e Mitrovicës Veriore nuk po i lejon Ministrinë e Mjedisit dhe Komunën e Mitrovicës Jugore që të vazhdojë me rregullimin e shtratit të lumit Ibër.
Pos kësaj, Mitrovica Jugore kishte filluar të ndërtonte edhe një urë, por Inspektorati i Mitrovicës Veriore me arsyen se nuk ka leje, e ka rrënuar atë, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari Agim Bahtiri ka thënë se ka dërguar kërkesë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore për lejimin e punimeve.
Ai ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të bëjë një zgjidhje në mënyrë që të vazhdohet me projektin.
KOHA ka provuar të flasë me zyrtarët e Komunës së Veriut për këtë çështje, por ata kanë qenë të paqasshëm.
Edhe drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit nuk ka kthyer ndonjë përgjigje se si do të veprojë në lidhje me këtë.
Projekti i rregullimit të shtratit të lumit Ibër kap vlerën e mbi 1 milion eurove.