Inspektorët së bashku me Policinë të hënën në mëngjes kanë dalë te restoranti “Peshkopia” në Drenas që është pronë e babait të asamblistët të PDK-së, Arigon Sinani, Selman Sinani.
Me arsyetimin e lirimit të hapësirave publike, sipas asamblistit Sinani, Komuna po do të ia gërryejë hapësirën deri te dera e lokalit.
Sipas pronarit, Selman Sinani, kjo po bëhet për të ia pamundësuar qasjen në lokal dhe për inate politike, pasi i biri “nuk ka votuar në disa çështje në asamblenë komunale sipas dëshirës së kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovcit”.
I pyetur nga KOHA drejtori i Inspeksionit Petrit Sinani, ka thënë se nuk ka “çka të komentojë” dhe se vetëm po e “zbaton vendimin e Gjykatës”.
KOHA ka provuar që të marrë edhe një përgjigje nga kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, por në Komunë kanë thënë se ai është jashtë vendit.
VIDEO:

-
Rrënohet tarraca e restorantit në Drenas, pronari akuzon Lladrovcin se po i hakmerret për votë
-
Asamblisti i PDK-së akuzon Lladrovcin për shpifje, mohon se e bëri audio-incizimin
-
Hajdari: Lladrovci nuk u kthye në zyrat e PDK-së, por në pronën e familjarit
-
Ramiz Lladrovci “rikthehet” në PDK
-
“Rrezik”, PDK-ja me aksion në Komunën e Drenasit