Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorati i Arsimit: UBT-ja pranoi jashtëligjshëm 1377 studentë

Foto: Koha

Afro 1400 studentë më shumë sesa kuota e lejuar i ka regjistruar Kolegji UBT në vitin akademik 2018/2019, thuhet në kallëzimin penal që ndaj këtij institucioni privat të arsimit të lartë ka dorëzuar Inspektorati i Arsimit.

Këtë kallëzim që e ka siguruar gazeta, Inspektorati e ka dorëzuar më 23 prill të vitit 2019 në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Në këtë dokument thuhet se UBT-ja ka bërë tejkalim të numrit të studentëve të regjistruar në vitin akademik 2018/2019, shkruan sot Koha Ditore.

Tejkalimi, sipas Inspektoratit, është bërë në pesë programe të nivelit bachelor dhe është në kundërshtim me vendimet e akreditimit për programet e studimit. Në këtë dokument bëhet e ditur se ka drejtim që UBT-së i është lejuar t’i regjistrojë vetëm 50 studentë, por janë pranuar 1001.

Në kallëzimin penal theksohet se për të ndërmarrë këtë veprim janë bazuar në dokumentet e ofruara nga Kolegji UBT dhe një raport i Auditimit që e ka bërë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Drejtues të Kolegjit UBT kanë mohuar se ka pasur tejkalim të numrit të studentëve në këtë institucion.

E Prokuroria Themelore përmes një përgjigjeje me shkrim për gazetën ka bërë të ditur se rasti ndodhet në fazën e zhvillimit të procedurës hetimore.

“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime hetimore për grumbullimin e informatave dhe provave në sqarimin e kësaj çështjeje. Aktualisht rasti ndodhet në fazën e zhvillimit të procedurës hetimore. Për epilogun e veprimeve të mëtejshme do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore.

Edhe Mbi 500 studentë më shumë në UP, megjithëqë disa programe përballen me mungesë të interesimit Arbëri Mbi 500 studentë më shumë në UP, megjithëqë disa programe përballen me mungesë të interesimit

Sipas kallëzimit penal, Kolegji UBT në drejtimin Dizajn i integruar e kishte të lejuar t’i regjistronte 50 studentë, ndërkaq i regjistroi 253, apo 203 më shumë, në drejtimin Infermieri e kishte të lejuar t’i regjistronte 50 studentë, ndërkaq i pranoi 1001 studentë, apo 951 më shumë, në drejtimin Shkenca e ushqimit dhe bioteknologji e kishte të lejuar t’i regjistronte 60 studentë, dhe i pranoi 97 apo 37 më shumë.

Po ashtu, sipas kallëzimit, në drejtimin Shkenca kompjuterike dhe inxhinieri e kishte të lejuar t’i regjistronte 760 studentë dhe i pranoi 932, apo 172 ma shumë, si dhe në drejtimin Stomatologji 20 studentë, por i pranoi 34, apo 14 më shumë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)