Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspeksioni i Prishtinës gjobit PDK-në me 2000 euro për shkeljen e masave anti-COVID

Inspeksioni i Komunës së Prishtinës ka gjobitur Partinë Demokratike të Kosovës me 2000 euro për thyerjen e masave anti-COVID gjatë tubimit të mbajtur në Kodrën e Trimave.

“Askush mbi ligjin! Gjobë për tubim në lagjen Kodra e Trimave”, ka shkruar në Facebook, drejtori i Inspeksionit në Komunë e Prishtinës, Adonis Tahiri.