Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Incidentet me motive ndëretnike shqetësojnë Qeverinë

Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar dhe dënon incidentet e fundit që kanë motive ndëretnike dhe të cilat ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, Qeveria e Kosovës kërkon nga organet kompetente që sa më shpejt të ndriçojnë arsyet dhe motivet e këtyre rasteve të ulëta dhe autorët e tyre të dalin përpara drejtësisë.

Rastet e tilla kanë për synim të pengojnë përpjekjet e institucioneve për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për raste, të bashkëpunojnë me organet e rendit.