Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij është e përgjegjshme dhe e të gjithëve.
Kurti në fjalën e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë që është mbajtur të mërkurën, ka theksuar se ata që urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës, janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria dhe kushtetueshmëria.
Ai u ka bërë thirrje edhe njëherë zyrtarëve serbë që të mos i braktisin institucionet e Kosovës.
“Në jemi qeveri e përgjegjshme, e të gjithëve kundër kriminelëve, e përkushtuar për zhvillim, integrim, barazi për të gjithë, për respektim të të drejtave të pakicave dhe shërbim ndaj qytetarëve pa dallim e diskriminim. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës, janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit dhe i korrupsionit në vendin tonë”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se deri në mëngjesin e së mërkurës janë lëshuar 1,012 vërejtje për targat.
-
Kurti: I kuptojmë shqetësimet e ndërkombëtarëve, por çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve
-
Qeveria iu kërkon serbëve të mos i braktisin institucionet
-
Kurti serbëve: Mos bini pre e manipulimeve, mos braktisni institucionet e Kosovës
-
Kurti u drejtohet serbëve të Kosovës: Mos u ndikoni nga regjimi autoritar në Beograd
-
Kurti: Pjesëtarëve serbë kemi pasur të drejtë t’u themi mos shkoni, s’kemi të drejtë t’u themi kthehuni