Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) ka kërkuar të enjten që ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i akuzuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion, të dënohet me 10 vjet burg.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-ministri Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, nëse Gjykata do të pranojë kërkesën e Prokurorisë.
Po ashtu për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllakon, janë kërkuar katër vjet burg.
Koka dhe Bllako janë ende në paraburgim.
Ndërsa për akterët e tjerët është kërkuar:
Edhe
SPAK-u lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë
10 vjet burg Mirel Mërtirin që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 6.8 muaj burg
7 vjet burg për Stela Gugalljan që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 4.8 muaj burg
4 vjet burg për Serafin Papën që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 2.8 muaj burg
4 vjet burg për Pëllumb Abeshin që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 2.8 muaj burg
4 vjet burg për Joniza Zeqon që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 2.8 muaj burg
Edhe
Pal Lekaj dënohet me burgim edhe në rigjykim
4 vjet burg për Bardhyl Çabini që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryej 2.8 muaj burg
Disa prej tyre ende nuk janë arrestuar.