Profesori i shkencave politike Dorajet Imeri ka thënë se nuk beson se do të ketë zgjedhje të parakohshme për shkak të moszgjedhjes së presidentit.
Imeri ka thënë se beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund të ketë “një as nën mëngë” dhe do të dalë me një propozim të parezistueshëm për partitë opozitare.
“Kurtit nuk i ngutet. Pse? Sepse me gjasë ka një as nën mëngën e tij që të propozojë dikë në momentin e fundit, që do të ishte i parezitueshëm në kuptimin e votës”, ka thënë Imeri në “60 Minuta” të KTV-së.
Kurti ka thënë se duhet një kandidat konsensual ose marrëveshje politike për presidentin.
“Marrëveshja politike është e interpretueshme si koncept. Të nënshkruhet nga dy palë, të ketë harmonizim, ndarje përgjegjësive dhe të ketë hise në të. Pra, LDK-ja duke thënë se kërkon marrëveshje për presidentin, praktikisht po kërkon hise. Dëshiron të bëhet hisedare. Në këmbim të çfarë? Çka kërkon LDK-ja në këmbim të votës së subjektit për presidentin?” – ka thënë Imeri.
Ai ka thënë se partitë politike nuk e kanë problem presidenten Vjosa Osmani, por problemi i tyre është me kryeministrin Albin Kurti.
Edhe
Kurti për marrëveshjen me LDK-në për presidentin: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë