Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)ka bërë thirrje për vaksinim të vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës.
Në një thirrje të publikuar në Facebook IKSHPK-ja ka renditur disa nga arsyet se pse duhet marrë vaksinën kundër Human Papilloma Virusit (HPV)
“Çdo vit, mbi 30 000 gra vdesin nga kanceri i qafës së mitrës brenda Rajonit Evropian të OBSH-së. Kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm. Vaksina HPV mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi. Vaksina HPV është e sigurt dhe efektive. Vaksinat HPV janë pjesë e përpjekjeve globale për ta eliminuar kancerin e qafës së mitrës deri në vitin 2030”, thuhet në këtë postim.
Tutje theksohet se Kosova u është bashkuar këtyre përpjekjeve dhe ka filluar vaksinimin e vajzave të klasave të VI-ta kundër kancerit të qafës së mitrës.
Vaksinimi bëhet në shkolla. “Asnjë vajzë/grua nuk duhet të vdesë nga kanceri i qafës së mitrës. Askund. Informohu, vaksinohu, kontrollohu ... dhe tregoi shoqes suaj se je vaksinuar”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

-
Për 6 muaj u vaksinuan kundër papillomavirusit mbi 18 mijë 12-vjeçar
-
Nis vaksinimi i vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës
-
Vaksina kundër HPV ul në zero numrin e vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës
-
Sivjet synohet të tejkalohet mbulueshmëria mbi 87% me vaksinën HPV për të mbrojtur fëmijët
-
Një dozë e vaksinës HPV mund të jetë e mjaftueshme për të luftuar kancerin e qafës së mitrës