Vlerësimi i performancës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk mund të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës. Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se Ministria e Drejtësisë fatkeqësisht nuk po vepron në mënyrë ligjore për t’i përmbushur kërkesat për një proces transparent.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fatkeqësisht në vitet e fundit kemi parë që Ministria e Drejtësisë nuk ka vlerësuar as nuk i ka përmbushur kërkesat që të kemi një proces transparent. Po flasim për politikat e drejtësisë, këto politika që kanë për bazë drejtësinë në përfshirje të Këshillit Gjyqësor dhe ai Prokurorial. Kjo e ulë besimin e publikut”, u shpreh Miftaraj.
Hulumtuesi i IKD-së, Melos Kolshi, ka thënë se anëtarët e këshillave, të cilët janë të mandatuar që ta bëjnë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jenë subjekt i vlerësimit të performancës në kapacitetin e tyre si anëtarë të Këshillave.
Kolshi tha se një nga risitë e reformës në drejtësi sa i përket Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjeve të KGJK-së dhe KPK-së, është edhe vlerësimi i performancës së anëtarëve të Këshillave. Sipas Projektligjit për KGJK-në dhe atij për KPK-në, është paraparë që vlerësimi i performancës së anëtarëve të Këshillave të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës, i cili do të përbëhet nga gjyqtarë nga radhët e Gjykatës Supreme dhe Apelit, përkatësisht prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorë nga Prokuroria e Apelit tek KPK-ja.
Sipas Kolshit, Komisioni i Venecias theksoi se anëtarët e Këshillit Gjyqësor mund të shkarkohen vetëm në bazë të një shkelje të rëndë disiplinore dhe se përgjegjësia që bartë një anëtarë i Këshillit është vetëm disiplinore dhe jo përgjegjësi që rrjedh nga vlerësimi i performancës.
“IKD vlerëson se anëtarët e Këshillave, të cilët janë të mandatuar që ta bëjnë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jenë subjekt i vlerësimit të performancës në kapacitetin e tyre si anëtarë të Këshillave, kjo pasi që Komisioni i Venecias theksoi se anëtarët e një Këshilli Gjyqësor, mund të shkarkohen nga detyra vetëm në bazë të një sjellje serioze të pahijshme (shkelje të rëndë disiplinore), e cila duhet të provohet në një procedurë e cila garanton të drejtën për gjykim të drejtë. Kështu, përgjegjësia e vetme që mund të bartë një anëtar i Këshillit është përgjegjësia disiplinore dhe jo edhe përgjegjësia e cila derivon nga një vlerësim i performancës”, theksoi Kolshi.
Ai gjithashtu potencoi se Instituti i Kosovës për Drejtësi rekomandon fshirjen e dispozitave që mundësojnë vlerësimin e performancës së anëtarëve të KGJK-së dhe KPK-së. /EO