Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë për ndryshimin e përbërjes së Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës është i kundërligjshëm, pasi thuhet se anëtarët aktualë kanë mandat deri në muajin dhjetor të këtij viti.
Në një reagim në Facebook IKD-ja ka vlerësuar se Qeveria nuk ka bazë ligjore për ndërprerjen e mandatit.
IKD-ja i ka bërë thirrje Kuvendit që të mos e votojë vendimin që Qeveria e miratoi në mbledhjen e mbajtur të hënën.
“Ky vendim cenon ligjshmërinë, sigurinë juridike dhe pavarësinë e Komisionit, ndërsa ngre dyshime edhe për konflikt interesi në përbërjen e re të propozuar. IKD i bën thirrje Kuvendit që të mos e votojë këtë vendim. Kuvendi nuk duhet të legjitimojë një vendim që është marrë pa bazë ligjore dhe që cenon besueshmërinë, sigurinë juridike dhe pavarësinë e funksionimit të këtij Komisioni”, thuhet në reagim.
Edhe kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, njëherësh kryetar i Komisionit të deritashëm për dhënien e provimit të jurisprudencës, Fejzullah Rexhepi, e ka quajtur joligjor dhe kundërkushtetues, vendimin e Qeverisë për emërimin e përbërjes së re të këtij Komisioni.
Vendimi është marrë të hënën në mbledhjen e Qeverisë, me arsyetimin se ka pasur ankesa ndaj Komisionit dhe mungesë transparence dhe profesionalizimi në arsyetimin e rezultateve.
Rexhepi: Kundërkushtetues, vendimi i Qeverisë për përbërjen e re të Komisionit për provimin e juurisprudencës
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, njëherësh kryetar i Komisionit të deritashëm për dhënien...-
IKD-ja padit Kuvendin për ndërprerjen e mandatit të Komisionit për Jurisprudencën
-
IKD-ja kritikon Legjislaturën e X-të: Shkelje procedurash dhe mungesë llogaridhënieje
-
IKD: Procesi për zgjedhjen e presidentit, cenim serioz i rendit kushtetues
-
IKD: Nuk marrim pjesë në konsultime formale për Projektligjin për Byronë
-
Nxit reagime nisma e Qeverisë për ndryshimin e përbërjes së Komisionit për Provimin e Jurisprudencës