Në Ferizaj dhe Lipjan drejtoritë komunale të Arsimit kanë identifikuar nga dhjetëra mësimdhënës me sëmundje malinje.
Dhjetëra mësimdhënës të tjerë përballen me sëmundje të ndryshme, ndërkaq zyrtarët komunalë kanë thënë se Ministria e Arsimit duhet të gjejë zgjidhje rreth kësaj çështjeje, shkruan sot Koha Ditore.
Rexhep Sadiku, kryetar i Sindikatës së Arsimit në Komunën e Ferizajt ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë duhet ta zgjidhë problemin e mësimdhënësve me sëmundje të ndryshme, ngase kjo ministri është ombrellë për inicim dhe miratim të ligjeve nëpërmjet Kuvendit të Kosovës.
Agim Aliu, kryetar i Komunës së Ferizajt, ka thënë se sindikata e Arsimit në nivel qendror së bashku me Ministrinë e Arsimit janë duke u marrë me çështjen e mësimdhënësve të sëmurë, andaj vendimi i tyre besoi se do të jetë i drejtë.
Nga ana tjetër, Rasim Hasani, drejtor i Arsimit në Komunën e Lipjanit ka thënë se mësimdhënësve me sëmundje të ndryshme ua ka mundësuar pushimin siç u takon me ligj, ndërkohë për pensionim të parakohshëm duhet të merret më me seriozitet Ministria e Arsimit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Qindra mësimdhënës me sëmundje të rënda detyrohen të vazhdojnë punën, kërkohet pensionim i parakohshëm
-
Ankesa në Lipjan, zëvendësimet e mësimdhënëseve lehona zgjasin deri në tre muaj
-
Komunat duan zëvendësim të shpejtë të mësimdhënësve të prekur me COVID
-
Nuk lirohen nga puna mësimdhënësit me sëmundje kronike
-
Ministri Likaj viziton Ferizajn pas infektimit të disa mësimdhënësve me Covid-19