Ndërmarrja “Ibër-Lepenci” ka njoftuar se në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot është vendosur që kontrata e shitjes së energjisë të procedohet te njësia e krimeve ekonomike.
Kjo për shkak të dyshimit se janë shkelur procedurat për tregtimin e energjisë.
ZRRE kishte vendosur ta gjobiste “Ibër-Lepencin” për një kontratë të shitjes së energjisë.
“Me anë të kësaj komunikate nga ana e NH “Iber-Lepenc” sh.a., ju njoftojmë se sot, konkretisht me 23.12.2021, është mbajtur Mbledhja e Jashtëzakonshme e Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes hidroekonomike “Iber-Lepenc” sh. a, në të cilën Bordi i Drejtorëve, bazuar në raportin e ZAP dhe Vendimit të shqyrtimit të gjobës nga ana e ZRRE-së, mori vendim që kontrata e shitjes së energjisë të procedohet në Njësinë e krimeve ekonomike, për shkak të dyshimit të bazuar për shkeljen e procedurave për tregtimin e energjisë gjatë lidhjes së kësaj kontrate”, thuhet nga “Ibër-Lepenci”.
-
“Ibër-Lepenci” akuzohet se shet rrymë jashtë vendit dhjetëfish më lirë sesa po blen Kosova
-
INDEP i kërkon ZRRE-së të sigurojë mbrojtje të konsumatorëve në procesin tarifor
-
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizimin e tregut të energjisë
-
Oda Ekonomike dorëzon kallëzim penal ndaj ZRRE-së për moszbatim të vendimit të Supremes
-
OEK-u paralajmëron kallëzim penal ndaj ZRRE-së për moszbatim të vendimit të Supremes