Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka propozuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që të aprovohet vendimi për anëtarët e Bordit drejtues për sigurime shëndetësore, që u aprovua pa asnjë votë kundër.
“Në pajtim me Rregulloren e punës së Qeverisë propozohet që të merret vendim për anëtarët e Bordit drejtues për sigurime shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar për sigurimet shëndetësore dhe në mënyrë që të arrihet ajo ministria është duke punuar në funksionalizimin e plotë të këtyre sigurimeve”, ka thënë ministri Ismaili.
Gjithashtu Ismaili ka thënë se sipas Ligjit për sigurime shëndetësore anëtarët e Bordit drejtues emërohen nga Qeveria e Kosovës në bazë të propozimit të institucioneve përkatëse.
“Pas konsultimit të institucioneve përgjegjëse i propozohet qeverisë që të marrë këtë vendim dhe t’i hapin rrugë funksionalizmit të Bordit të sigurimeve shëndetësore”, ka shtuar Ismaili.
Qeveria e Kosovës ka arritur të aprovojë propozimin për Bordin drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.
-
Ismaili: Brenda dy vjetësh, qytetarët e Kosovës do të bëhen me sigurime shëndetësore
-
Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së, Ismaili premton reforma të thella
-
Ministri i Shëndetësisë inicion krijimin e Bordit të ri drejtues të SHSKUK-së
-
Emërohet Bordi i ri i fondit të sigurimeve shëndetësore
-
Ndërrohet Bordi për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike