Një telefonatë për dhunë familjare e ka çuar Policinë e Kosovës në fshatin Zhur, të martën mbrëma.
Cak ishte shtëpia e Iran Badallit, një individ i njohur për forcat e policisë me një sërë dosjesh të hapura.
Në operacionin e bastisjes me dyshimin për narkotikë, një shpërthim ka rezultuar fatal për policin, Sami Thaqi, raporton KTV.
Dy policë të tjerë janë plagosur dhe lëndime ka marrë edhe njëri prej fëmijëve të të dyshuarit, i cili fillimisht kishte ikur nga shtëpia.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit ka dhënë detaje për ngjarjen dhe arrestimin e mëvonshëm të të dyshuarit.
Edhe
Ish-hetuesi i lënduar dëshmon për shpërthimin që ia la të vdekur kolegun në Zhur
Njëri nga policët e lënduar më rëndë, Artur Mrasori është transferuar në QKUK, ku edhe i është nënshtruar operacionit.
Drejtori i QKUK-së, Basri Sejdiu ka thënë se është bërë kërkesa për Fondin për trajtim jashtë institucioneve publike.
do të transferohet jashtë Kosovës për trajtim, për shkak të lëndimit të rëndë në syrin e djathtë.
Kurse tjetri polic, bashkë me fëmijën, kanë marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
I dyshuari për gjithë ngjarjen e ka një dosje të gjatë të veprave kriminale.
Ai ka disa aktakuza aktive. Është i dënuar për vjedhje të rëndë. Është, po ashtu, i njohur për institucionet e drejtësisë edhe për faktin se familjarët e kanë denoncuar disa herë për dhunë në familje.
Themelore e Prizrenit gjatë ditës ka bërë kërkesë për paraburgim për të, pasi që veç është ndaluar për 48 orë.
Edhe
Nuk u gjetën narkotikë, por një eksploziv tjetër gati për të shpërthyer
Përmes një njoftimi për media, nga ky institucion bëjnë me dije që personi në fjalë dyshohet për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Në vendin e ngjarjes, pak orë pas shpërthimit, ka dalë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj.