Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka thënë se 5 terrene sportive do t’u shtohen shkollave të Gjilanit. Vlera e këtij investimi është 303 mijë euro. Njoftimin e ka bërë të martën në profilin e tij në Facebook ku nuk ka dhënë shumë detaje.
Shkollat në të cilat do të bëhet ky investim janë: Shkolla “Bajram Curri”, në fshati Shurdhan, “Skënderbeu” në Vërbicë të Kmetocit, “Fetah Qerimi” në Vërbicë të Zhegocit, shkolla “Afërdita” në Kishnapole dhe “Sadulla Brestovci” në Gjilan.
Hyseni ka thënë se shkollat do t’i kenë terrenet sportive “shumë shpejt”.
Ai po ashtu ka deklaruar se do të vazhdohet edhe me investime tjera sportive. Ka thënë se qëllimi është që të krijohen kushte sa më të favorshme për zhvillim të aktiviteteve.
“Ne do të vazhdojmë të investojmë në terrene të reja sportive në çdo vendbanim, me qëllim që nxënësit të angazhohen në skuadrat shkollore të futbollit, basketbollit, volejbollit dhe sporteve të ndryshme; por edhe qytetarëve t’iu krijohen kushte sa më të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive”, ka shkruar Hyseni.
-
Hyseni thotë se dy çerdhe që po ndërtohen në Gjilan, pritet të hapen këtë vit
-
Pas stadiumit që u bë “histori”, ministria njofton për rinovimin e palestrës në Gjilan
-
Kryetari i Gjilanit ironizon me Suharekën për projektin e stadiumit
-
Tjetër premtim për stadiumin në Gjilan
-
Premtohen 12 milionë euro për stadiumin në Prizren