Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, i ka quajtur lojëra fëmijësh vendimet e Qeverisë Kurti për targat.
Hyseni përmes një postimi në Facebook ka akuzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministrin, Albin Kurti se me politikën e tyre kanë nisur të shkatërrojnë çdo gjë që është ndërtuar në tri dekadat e fundit në Kosovë.
“Është koha e fundit që këta të ashtuquajtur liderë dhe politika e tyre të kundërshtohen frontalisht. Paradoksalisht, rreziku më i madh Kosovës sot i vie nga këta liderë dhe aventurat e tyre fëmijërore politike! Kosova është shtet, mbi të gjitha falë përkrahjes së pakursyer e vendimtare të botës dhe demokracive perëndimore me në krye SHBA-të! Ndërkohë që sot Kosova udhëhiqet nga dy aventuristë egocentrik e narcisoid, të cilët duke bërë lojëra fëmijësh me TARGA, po rrënojnë aleancën dhe partneritetin me vendet më demokratike, përkatësisht me përkrahësit strategjikë të Kosovës në botë”, ka thënë Hyseni.
Sipas tij, Kosova nuk guxon të lejojë që shteti të ekspozohet ndaj planeve dhe ndikimeve nga faktoët destabilizues.
“Prandaj, pa u vonuar, dialogu me Serbinë duhet të rikthehet në kornizën e duhur. Duhet pa vonesë të ndalen lojërat e targave dhe Marrëveshja Gjithëpërfshirëse të vendoset si prioritet dhe urgjencë. Një marrëveshje e tillë, të gjitha këto çështjet periferike, si kjo puna e targave, i bënë lehtë të zbatueshme. Nuk mund të ketë progres as në rrugën e Kosovës për anëtarësim në NATO e as BE pa u arritur kjo Marrëveshje. Janë çështje drejtpërdrejtë të lidhura. Në këtë kontekst, duhet urgjentisht të rivendoset komunikimi dhe koordinim sistematik dhe harmonizimi i politikave me Administratën e Presidentit Biden duke respektuar rekomandimet. Në Uashington, Bruksel, Berlin, Londër, Paris dhe Romë, Qeveria e re duhet të intensifikojnë praninë dhe përpjekjet për ruajtjen e partneritetit! Kurtit e Osmanit duhet t’u themi në unison: Këndelluni! Mos luani me fatin dhe të ardhmen e vendit tonë!”, ka përfundur Hyseni.
Qeveria e Kosovës ka vendosur të premten të bëjë shkallëzimin e sanksioneve që i presin qytetarët që nuk i respektojnë afatet e vendosura për kthim të targave ilegale në ato RKS.
“Kemi ardhur në përfundim të sjellim propozim një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi. Për tri javë, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të jetë masa e qortimit, pastaj për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill s’mund të ketë sepse s’mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës. Pra me këtë rast me këtë sekuencim dhe shkallëzim ne tregojmë seriozitetin tonë që padyshim ta zbatojmë vendimin që kemi marrë e t’u japim shanse të gjithë atyre që dëshirojnë të integrohen”, ka thënë Kurti duke arsyetuar propozimin.
Edhe
Qeveria akuzohet se me vendimin për targat rrezikon raportet me SHBA-në
Mirëpo vendimi nuk i ka pëlqyer SHBA-së e cila është shprehur e zhgënjyer për mosshtyrje të afatit, ashtu siç ka kërkuar i dërguari i saj për Ballkanin Perëndimor ditë më parë, Gabriel Escobar.
Zbatimi i vendimit për targa ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por pas barrikadave të vëna nga serbët dhe sulmeve të armatosura, Qeveria e pati shtyrë zbatimin, me kërkesë të ndërkombëtarëve. Afati përfundon më 31 tetor. E përkundër lehtësirave që u janë krijuar serbëve për konvertimin e targave nga ilegale në legale, deri më tani në Kosovë janë regjistruar vetëm 20 automjeteve me targa RKS.
-
Hyseni thotë se pa opozitën Kurti mund ta bëjë qeverinë “me blerje të deputetëve”
-
Kryeministri Kurti e quan manovër të Serbisë çështjen e targave
-
Kurti: Serbia njohu targat RKS për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes së Brukselit
-
Kurti për njohjen e targave: Manovër e Serbisë për hir të pushtetit në Beograd